Von der Leyen: Ukraina ka nevojë për aleancë globale për t’u rimëkëmbur
BKT
Rajoni dhe Bota

Von der Leyen: Ukraina ka nevojë për aleancë globale për t’u rimëkëmbur

ATSH-DPA

Ukraina ka nevojë për ndihmën e një aleance globale për t’u rimëkëmbur pas pushtimit rus, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës sot në Berlin.

“Ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve”, tha Von der Leyen, duke u bërë sërish thirrje për të ofruar ndihmë, SHBA-se, Kanadasë, Britanisë së Madhe, Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë, Zelandës së Re dhe institucioneve ndërkombëtare.

“Rusia i ka shkaktuar Ukrainës dëme me vlerë 350 miliardë euro (345 miliardë dollarë)”, tha Von der Leyen, duke cituar Bankën Botërore.

“Rindërtimi i Ukrainës duhet të përfshihet në rrugën e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, tha Von der Leyen, duke shtuar se blloku ishte gati të mbështeste vendin për aq kohë sa do të nevojitej.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota