Liz Truss mban fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë
RTSH
Liz Truss, kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, i është drejtuar popullit në një fjalim të shkurtër, para se të jepte dorëheqjen patra Mbretit Charles.
Ajo mbrojti përpjekjet e saj për të nxitur uljen e taksave dhe tha se ishte "më e bindur se kurrë se liderët britanikë duhet të jenë të guximshëm".
“Ne nuk jemi më të varur nga fuqitë e huaja keqdashëse. Demokracitë duhet të jenë në gjendje të japin rezultate për njerëzit e tyre. Ne duhet të jemi në gjendje t'i tejkalojmë regjimet autokratike. Tani më shumë se kurrë ne duhet të mbështesim Ukrainën. Ukraina duhet të mbizotërojë dhe ne duhet të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen e kombit tonë", tha ajo.
Pas Truss, në Pallatin Buckingham do të shkojë Rishi Sunak për të takuar mbretin Charles, i cili do ta ftojë atë të formojë qeverinë e ardhshme























