Rusia përgatitet për “betejën më të ashpër” në Herson
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia përgatitet për “betejën më të ashpër” në Herson

REL

Rusia po vazhdon të kryejë sulme në mbarë Ukrainën, duke shkaktuar dëme e duke vrarë civilë, teksa forcat e saj po përgatiten për betejën në rajonin strategjik jugor të Hersonit, thanë zyrtarët dhe ushtria ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 26 tetor se mbi 40 vendbanime u goditën nga sulmet ruse të kryera një ditë më parë.

Rusia ka përdorur kombinim të sulmeve ajrore, raketave dhe predhave për të goditur caqet ukrainase, tha Shtabi i Përgjithshëm në raportin e publikuar në mëngjes.

Në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore, të paktën dy persona – përfshirë një grua shtatzënë – u vranë nga bombardimet ruse, tha guvernatori rajonal, Valentyn Reznichenlo.

Një qytetin jugor të Hersonit, forcat ruse po përgatiten për “betejën më të ashpër”, tha Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kundërofensiva ukrainase ka kthyer forcat ruse në rajon, ku kryeqytetit provincial i Hersonit ka qenë në duart e rusëve që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës që ka nisur tetë muaj më parë.

“Gjithçka është e qartë sa i përket Hersonit. Rusët po mbushin radhët, po forcojnë grupimet e tyre atje”, tha Arestovych përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 25 tetorit.

Autoritetet e instaluara nga Rusia po evakuojnë banorët nga bregu lindor i Lumit Dnjepër, teksa forcat ruse po përgatiten që ta mbrojnë qytetin, tha ai.

“Kjo do të thotë se askush nuk po përgatitet që të tërhiqet. E kundërta, beteja më e ashpër do të ndodhë në Herson”, tha Arestovych.

LEXONI EDHE KËTË:

Pse Hersoni ukrainas përbën pikë strategjike?

Zelensky përsëri më 25 tetor u zotua se do të rimarrë qytetin e Hersonit, humbja e të cilit do të ishte një ngecje e madhe për presidentin rus, Vladimir Putin.

Një prej katër provincave ukrainase të pushtuara pjesërisht të pushtuara nga Rusia dhe që Putini ka pretenduar se i ka aneksuar, Hersoni është rajoni më i rëndësishëm strategjik. Hersoni është lidhja e vetme rrugore me Krimenë e aneksuar nga Moska.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota