Barcelona pëson nga Bayern Munich dhe largohet nga Champions League
BKT
Sport

Barcelona pëson nga Bayern Munich dhe largohet nga Champions League

Uran Krasniqi/RTKLive

Kur të ketë mbaruar faza e grupeve në tri garat evropiane të futbollit Barcelona do të vazhdojë të luajë në Europa League. 

Katalonasit nuk kanë arritur të depërtojnë në rrethin tjetër të Champions League.
Skuadra e drejtuar nga Xavi ka pësuar humbje të mërkurën në mbrëmje nga Bayern Munich.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar në Spanjë ka qenë 3-0 për bavarezët. 
Mane (10'), Choupo-Moting (31') dhe Pavard (90') kanë realizuar për Bayernin. 

Shtytje që klubi spanjoll të largohet nga kompeticioni më prestigjioz dha Inter, që pati performancë më të mirë gjatë tërë fushatës, por edhe me një paraqitje dominuese të mërkurën ndaj Viktoria Plzen, ku fitoi me rezultat 4-0.