Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosit, plagoset bashkëshorti i saj
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosit, plagoset bashkëshorti i saj

RTSH

Shtëpia e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi është sulmuar, ku si pasojë ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj Paul Pelosi.

 Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Pelosit ndërsa njoftohet se Paul Pelosi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë arrestuar autorin, i cili ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për motivin e sulmit.

Kryetarja Pelosi nuk ndodhej San Francisko në kohën kur dhe ndodhi sulmi.

“Herët këtë mëngjes, një sulmues hyri në rezidencën Pelosi në San Francisko dhe sulmoi dhunshëm zotin Pelosi. Sulmuesi ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për motivin e sulmit. Pelosi u dërgua në spital, ku po merr një kujdes të shkëlqyer mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht. Kryetarja nuk ishte në San Francisko në atë kohë. Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohëse për përgjigjet e parë dhe profesionistët mjekësorë të përfshirë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment",  thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Nancy Pelosi.

Paul Pelosi është një biznesmen që drejton një firmë të investimeve në pasuri të paluajtshme “Financial Leasing Services”, me qendër në San Francisko. Ai u takua me Nancy D'Alesandro kur të dy ishin studentë në Uashington dhe u martuan në vitin 1963. Ata kanë pesë fëmijë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota