Dalja e Rusisë nga Marrëveshja e Stambollit rrit çmimin e grurit
BKT
Rajoni dhe Bota

Dalja e Rusisë nga Marrëveshja e Stambollit rrit çmimin e grurit

atsh

Pasi Rusia njoftoi se po pezullon Marrëveshjen e Stambollit çmimi i kontratave të grurit në bursën e Çikagos u rrit me më shumë se 5,0 për qind duke shkuar në 8,7 dollarë.

Kontratat e së ardhmes (Futures) të grurit në bursën tregtare të Çikagos (CBOT) u rritën me 5,4 për qind në 8,7 dollarë pasi tërheqja e Rusisë nga Iniciativa e Drithërave të Detit të Zi rriti shqetësimet për furnizimin global.

Çmimet e grurit u rritën në 8,9 dollarë në orët e para të ditës dhe u stabilizuan më pas në 8,7 dollarë, pasi regjistruan nivelin më të lartë që nga 14 tetori.

Çmimet e misrit gjithashtu u rritën 2,2 për qind në 6,96 dollarë për 25,40 kg.

Çmimet e grurit u rritën në 13,6 dollarë në mars, duke thyer rekorde në tregjet ndërkombëtare, me luftën ruso-ukrainase që solli në rendin e ditës problemet e furnizimit dhe efektin e rritjes së çmimeve të energjisë.

Meqenëse Rusia dhe Ukraina janë ndër furnizuesit më të mëdhenj të grurit në botë, tregjet e grurit janë të ndjeshme ndaj zhvillimeve në luftën tetëmujore të Moskës kundër Kievit.

Përkundër lëvizjeve të forta të grurit në gjysmën e parë të këtij viti, kohën e fundit tërhiqnin vëmendjen uljet e fundit të çmimeve të grurit.

Ndërkohë që tendenca rënëse në tregun e mallrave vazhdoi pasi politikat monetare shtrënguese globale në mënyrë agresive rritën shqetësimet për recesionin, shitje të konsiderueshme u panë edhe te gruri.

Edhe pse shqetësimet për luftën Rusi-Ukrainë vazhduan, rihapja e eksporteve të drithërave nga Ukraina me Iniciativën e Drithërave e Detit të Zi rriti presionin e shitjes mbi mallrat bujqësore dhe çmimet e grurit u ulën në 7,4 dollarë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota