ISTAT: Ekonomia italiane rritet 0,5% në T3 2022
BKT
Rajoni dhe Bota

ISTAT: Ekonomia italiane rritet 0,5% në T3 2022

atsh

Ekonomia italiane vlerësohet të rritet me 0,5% në tremujorin e tretë krahasuar me tremujorin e mëparshëm, njoftoi zyra e statistikave, ISTAT.

Analistët kishin pritur stanjacion për muajt korrik-shtator.

Megjithatë, rritja ishte më e dobët se në tremujorin e mëparshëm.

Në tremujorin e dytë, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 1,1%.

Rritja është ngadalësuar në peshkim, bujqësi dhe industri, por është përshpejtuar pak në sektorin e shitjes me pakicë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota