Rusia pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi

RTSH

Presidenti Vladimir Putin ka bërë me dije se Rusia ka pezulluar marrëveshjen e grurit me Ukrainën. Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj. Por sipas OKB nuk kishte anije brenda korridorit atë natë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja do të respektohej dhe akuzoi Rusinë për "shantazhimin e botës me uri", një pretendim të cilin Rusia e mohoi.

“Pavarësisht nga pasojat, 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin, u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të hënën”, tha ministria e infrastrukturës e Ukrainës. Ministria e infrastrukturës shtoi se një nga anijet që transportonte 40,000 tonë drithë ishte e destinuar për në Etiopi, pasi ekziston mundësia për uri masive.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota