Greqi: Masat kundër inflacionit të jenë në nivel evropian
ATSH
Parashikimi për inflacionin në vitin 2022 do të jetë afër 10% në buxhetin e ri, ndërsa parashikimi për inflacionin për vitin 2023 do të jetë nën këtë nivel, por duke mbetur sërish i lartë, deklaroi ministri grek i Financave, Christos Staikouras duke komentuar të dhënat e Eurostat mbi inflacionin e Greqisë.
”Ky ngadalësim i rritjes së inflacionit nuk është shkak për festë”, shtoi ministri duke theksuar nevojën për masa në nivel evropian.
Duke komentuar masat e brendshme për të mbështetur konsumatorët që po luftojnë me rritjen e çmimeve të energjisë, ministri përjashtoi mundësinë e një suvensionimi të tretë për karburantet e automjeteve dhe tha se ”një vendim i përbashkët ministror duhet të nxirret brenda javës për përfitimin e naftës për ngrohje për familjet”.
Staikouras komentoi gjithashtu rritjen e borxhit privat pas krizës duke thënë se ”ishte një element shqetësues dhe theksoi rëndësinë e përmbushjes së objektivave fiskalë të vendit”.























