Costa do të qëndrojë te Porto deri më 2027
BKT
Sport

Costa do të qëndrojë te Porto deri më 2027

Uran Krasniqi/RTKLive

Portieri portugez Diogo Costa do të vazhdojë të ruaj portën e klubit të njohur, Porto. Marrëveshja që e mbanë atë të lidhur me klubin deri në vitin 2027 është arritur sot. 

Për ujdinë ka njoftuar vetë klubi përmes një komunikate. 

Costa po bën paraqitje mbresëlënëse me kampionët në fuqi të Portugalisë.

Klauzola liruese me kontratën e re është 75 milionë.

Costa deri tash ka ruajtur portën e klubit portugez në tetëdhjetë e pesë ndeshje.