17:51 / 06.11.2022
PSG mposht me vështirësi Lorientin
Uran Krasniqi/RTKLive
Paris Saint-Germain ka fituar me vështirësi ndaj Lorient në një ndeshje të vlefshme për Ligue 1.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-2.
PSG ka kaluar e para në epërsi me Neymar (9').
Vendasit kanë barazuar me Moffi (53') pas një asisti nga Le Fee.
Avantazhin e dytë për PSG-në po edhe golin e fundit në ndeshje duke e vendosur edhe takimin e ka shënuar Pereira (81').
PSG tash me tridhjetë e tetë pikë në tabelë ka krijuar distancë nga vendi i dytë që është Lens dhe ka tridhjetë e tri pikë.























