16:53 / 07.11.2022
Eliminohen Bad News Eagles, mposhtën nga NaVi
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Aventura e Bad News Eagles në Major ka përfunduar, pasi u eliminuan në "Legends Stage".
Skuadra kosovare pavarësisht fitores së madhe ndaj FaZe, sot pësuan humbje nga skuadra e katërt më e forta në botë (sipas renditjes momentale), NaVi.
NaVi që vlerësohet si më e forta e të gjitha kohërave triumfoi në dy mape.
Fillimisht falë një paraqitje të hatashme të "S1mple", NaVi fitoi me rezultat të thellë 16:3 në "De_Ancient".
Formën e lartë e mbajten edhe në mapen e tyre të preferuar "De_Nuke", duke fituar në fund me rezultat 16:9.
Kësisoj, BNE përfundimisht eliminohet nga kjo garë, derisa NaVi ka nevojë edhe për një fitore që të kualifikohet në raundin e play-off.























