Vallecano trondit Realin
BKT
Sport

Vallecano trondit Realin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Rayo Vallecano e ka ndalur Real Madridin duke e mposhtur me rezultat 3-2, sonte në kuadër të javës së 13-të në La Ligë.

Dueli mes Vallencanos dhe skuadrës madrilene, ka dhënë një lojë mjaft të mirë me pesë gola të shënuara.

Comesana (5’), Garcia (44’) dhe Trejo (67’) nga penalltia, shënuan nga një gol për fitoren tejet të rëndësishme për skuadrën nikoqire, derisa për ‘Los Blancos’ realizuan Modriç (37’) nga pika e bardhë dhe Militao (41’).

Pas kësaj disfatë, Reali mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë, dy më pak se lideri i tabelës, Barcelona, kurse, Vallecano renditet me 21 pikë të grumbulluara.