Alarm i rremë për lëndë plasëse në Gjykatën e Apelit, Tiranë
BKT
Rajoni dhe Bota

Alarm i rremë për lëndë plasëse në Gjykatën e Apelit, Tiranë

ATSH

Një telefonatë anonime ngriti në këmbë forca të shumta policie mesditën e sotme se në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ishte vendosur një bombë, por alarmi sipas vetë gjykatës rezultoi të ishte i rremë.

 

Gjykata e Apelit Tiranë njoftoi se pati një informacion të pakonfirmuar për vënien e një lënde shpërthyese në ambientet pranë Gjykatës së Apelit, ndërsa Policia e Shtetit verifikoi  informacionin.

Në një njoftim të mëvonshëm, Gjykata e Apelit sqaroi se pas verifikimit të Policisë së Shtetit nuk u konstatua asnjë lëndë plasëse.

“Përfundoi kontrolli i ambienteve nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe nuk u konstatua asgjë e dyshimtë. Veprimtaria në gjykatën e apelit rifillon normalisht”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota