Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G20
BKT
Rajoni dhe Bota

Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G20

RTSH

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G20 në Indonezi javën e ardhshme. Takimi do ta vendoste Putinin në të njëjtën dhomë me presidentin amerikan Joe Biden për herë të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e 260-të, teksa Moska ka urdhëruar trupat ruse të tërhiqen nga Kherson. Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO -s , Jens Stoltenberg, Rusia e ka humbur iniciativën ushtarake në Ukrainë. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të SHBA, të paktën 100 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën ose janë plagosur në Ukrainë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota