Ramadani e Nuhiu flasin pas derbit Gjilani-Drita
BKT
Sport

Ramadani e Nuhiu flasin pas derbit Gjilani-Drita

Fatmir Bytyqi /RTKLive

Derbi më i madh në vendin tonë, mes Gjilanit dhe Dritës, është mbyllur baras 1-1, sfidë kjo e zhvilluar sot në stadiumin me bari sintetik dhe pa praninë e tifozëve.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur rezultatin dhe paraqitjen e të besuarve të tij.

Ramadani mendon se barazimi është epilog real, sepse sipas tij, asnjëra skuadër nuk e meritoi fitoren.

“Ishte një derbi i vërtetë më shumë duele, mendoj se e kemi menaxhuar mirë situatën edhe ndeshjen. Në shënuam të parët dhe ishim afër fitores, por në fund na ndëshkoi Drita për të barazuar”, tha ai.

“Epilogu real ishte barazimi, pasi asnjëra prej ekipeve nuk e merituam fitoren për shkak se nuk krijuam shumë raste”, theksoi Ramadani.

Ndërkaq, homologu i Ramadanit nga kampi i Dritës, Ardian Nuhiu mendon se skuadra e tij ishte më e mirë se ekipi kundërshtar.

“Mendoj se një pjesa e dyta e jona ishte më e mirë se kundërshtari, pasi në të parën vërejtëm në presion për shkak të ambicieve tona sepse përball kishim një skuadër që nuk ka shumë ambicie dhe nuk e aplikuam lojën tonë. Në momentet më të mira tonat u ndëshkuam, por reaguam duke barazuar rezultatin, ndonëse kishin raste për të fituar. Derbi gjithmonë ka qenë i luftuar pavarësisht renditjes në tabelë dhe ambicieve”, tha Nuhiu.

Drita mbetet në krye të tabelës me 32 pikë, kurse, Gjilani renditet e treta me 24 pikë të grumbulluar.