Erdogan: Turqia po bën çmos për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Erdogan: Turqia po bën çmos për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

atsh

Turqia po bën “të gjitha përpjekjet” për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë si dhe të parandalojë krizën e ushqimit, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në samitin e Organizatës së Shteteve Turke në Uzbekistan.

“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit që po vazhdon në Ukrainë për nëntë muaj përmes një paqeje të drejtë. Duke bërë këtë, ne po bëjmë ndërhyrjet e nevojshme për të parandaluar krizë ushqimore”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij në samit.

Ai shtoi se vendet anëtare të Organizatës së Shteteve Turke po kalojnë një periudhë të ndjeshme të mbushur me “rreziqe dhe mundësi”.

“Në këtë periudhë, ne shohim se është bërë shumë më kritike për ne që të forcojmë bashkëpunimin, solidaritetin dhe harmoninë në të gjitha fushat”, tha Erdogan.

Me rastin e dyvjetorit të fitores së Azerbajxhanit në Karabak, presidenti turk përsëriti mbështetjen e Ankarasë për Bakun.

“Procesi i paqes në Kaukazin e Jugut është ende i brishtë pavarësisht të gjitha përpjekjeve të Azerbajxhanit. Ne jemi me Azerbajxhanin si në kërkimin e paqes, ashtu edhe në betejat e tij”, tha Erdogan.

Ai u bëri thirrje shteteve turke që të zgjerojnë bashkëpunimin në parandalimin dhe menaxhimin e migracionit të parregullt, duke theksuar se Turqia është vendi që ka strehuar më së shumti refugjatë në botë që nga viti 2014.

“Do të ishte e përshtatshme për ne që të zhvillojmë një koncept të përbashkët sigurie dhe të vazhdojmë mbledhjet e sekretarëve të këshillit të sigurisë”, shtoi ai. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota