Emigracioni, Makron: Bashkëpunimi ndërkombëtar është tepër jetik!
BKT
Rajoni dhe Bota

Emigracioni, Makron: Bashkëpunimi ndërkombëtar është tepër jetik!

rtsh.al

Presidenti francez Emanuel Makron ka deklaruar në Forumin e Paqes në Paris, se Evropa duhet të bashkëpunojë për të administruar flukset e emigracionit.

“Migracioni për shembull, për këtë kemi debate të forta në Francë. Duhet të kemi përgjigje të mirëmenduara që mund t’i kemi vetëm nëse do jemi Evropë e Bashkuar" tha zoti Makron.

"Na duhet më shumë bashkërendim për të administruar flukset e emigracionit. Siç e thashë edhe sot pasdite, jam i bindur se bashkëpunimi ndërkombëtar është tepër jetik" shtoi më tej ai presidenti francez.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota