Arsenal ofron 60 milionë euro për Mudryk
BKT
Sport

Arsenal ofron 60 milionë euro për Mudryk

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenal po punon për transferimin e futbollistit ukrainas të Shakhtar Donetsk, Mykhaylo Mudryk. 

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, klubi anglez ka shprehur interesimin para disa kohësh, mirëpo kohëve të fundit ka shtuar angazhimin për konkretizimin e gjithçkaje. Gazetari italian i futbollit Mirko Di Natale pretendon se "Topçinjtë" kanë bërë një ofertë për lojtarin në adresë të klubit, duke ofruar 60 milionë euro.

Mudryk ka shtatë gola në katërmbëdhjetë paraqitje për Donetsk, tre prej tyre në Champions League. 

Ai më herët kur ishte puetur për Arsenalin, ishte shprehur se do ta kishte vështirë t'i përgjigjej negativisht një oferte nga klubi anglez.