Gjilani mposht Llapin në ‘Zahir Pajaziti’, fitojnë edhe Ballkani dhe Drita
BKT
Sport

Gjilani mposht Llapin në ‘Zahir Pajaziti’, fitojnë edhe Ballkani dhe Drita

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani ka triumfuar në derbin e kësaj fundjave duke mposhtur Llapin, me rezultat 0-1, në ‘Zahir Pajaziti’.

Dueli mes llapjanëve dhe gjilanasve, ka dhënë një ndeshje mjaft të mirë, sidomos në pjesëlojën e dytë. Solomon (50’) shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Gjilanin.

Llapjanët bën presion të madh pas golit të pësuar, megjithatë, skuadra e Zekirija Ramadanit ia doli që të dal më gjah të plotë nga ky udhëtim dhe tani ka 27 pikë në vendin e tretë, kurse, Llapi mbetet në zonën e rrezikshme me 19 pikë.

Ballkani ka arkëtuar pikët maksimale kundër Ferizajt, duke fituar me rezultat 2-0, sfidë kjo e zhvilluar në Suharekë.

Armend Thaqi (67’) dhe Albion Rrahmani (84’), shënuan nga një gol për fitoren e kampionëve në fuqi të cilët tani kanë 30 pikë, vetëm dy pikë larg liderit të tabelës, Dritës, derisa Ferizaj mbetet në fundin e tabelës me vetëm 12 pikë të grumbulluara.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Drita e cila para tifozëve të saj mundi Malishevën, me rezultat 3-1.

Gjilanasit kryesojnë tabelën me 35 pikë, kurse, Malisheva renditet e teta me 18 pikë të tubuara.