FFK me Inicim disiplinor ndaj trajnerit të Llapit
BKT
Sport

FFK me Inicim disiplinor ndaj trajnerit të Llapit

Uran Krasniqi/RTKLive

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Komisioni i Garave ka vendosur për Inicim disiplinor ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina. Kjo për shkak të disa komenteve të tij lidhur me ndeshjen LLapi-Gjilani.

"Kryetrajnerit të FC ”Llapi”, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes  Llapi – Gjilani, akuzoi gjyqtarin  kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv", ka shkruar FFK.

Ndeshja Llapi-Gjilani u fitua nga gjilanasit me rezultat 0-1.