Giresse vendos t`u japë rastin lojtarëve të rinj në dy miqësoret
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka vendosur që t`u japë rastin lojtarëve të rinj në dy miqësoret e radhës.
Francezi ka treguar këtë ide të tij sot në një konferencë për media.
“Për këto miqësore janë bërë afrime për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj. Kjo do të jetë një mundësi për ata që t’i shohim si prezantohen në arenën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse kemi grumbulluar lojtarë të rinj. Do të luajnë të gjithë, do të mundohemi t’i fusim të gjithë në lojë që të tregojnë vlerat e tyre dhe për të parë formën e tyre fillimisht në stërvitje. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që lojtarët t’i tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës. Sa i përket lojtarëve të rinj janë kryesisht të rinj, por ka edhe të tjerë me përvojë”, ka thënë Giresse. “Për këto dy ndeshje nuk kam më të rëndësishme eksperiencën e lojtarëve, por që lojtarët e rinj të shfaqin veten dhe të jenë një zbulim për ndeshjet e së ardhmes të Kosovës. Pra rëndësi ka zbulimi i talenteve të reja”.
Ai është ndalur edhe te stili i lojës.
“Sa i përket stilit të lojës, mendoj se kjo varet nga lojtarët dhe cilësitë që kanë. Ndërsa sa i përket lojtarëve që janë për herë të parë, do të kenë një parapërgatitje që të jenë në gjendjen më të mirë, që të kenë një paraqitje sa më të mirë ata do i vendosim në pozicionet e tyre natyrale dhe ku luajnë në ekipet e tyre respektive”, ka thënë Giresse.
Ai ka folur edhe për Zenelin.
“Po, ai ka qenë pjesë e listës së për të cilën ky tha se nuk kanë ardhur disa futbollistë mirëpo pasi që kam biseduar me Arbrin më ka thënë që ka një lëndim për një kohë të gjatë edhe mezi po pret të përfundojë pjesa vjeshtore e garave në kampionat dhe të iu nënshtrohet tretmanëve mjekësore sipas kërkesave që ka pasur nga klubi i vet për shkak të një problemi që e ka tash e një kohë të gjatë në gju dhe ka kërkuar mirëkuptimin e trajneritn për të mos qenë pjesë e grumbullimit për këto dy ndeshje”, ka shpjeguar Giresse.
Francezi ka thënë se kampionati kosovar nuk është lënë anash, por ka lojtarë që janë ftuar.
Këtë muaj Kosova do të zhvillojë dy miqësore. Të parën nesër me Armeninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më datë 19 në të njëjtin stadium me Ishujt Faroe.























