Emërllahu shpreson të ketë rast për ta treguar veten
BKT
Sport

Emërllahu shpreson të ketë rast për ta treguar veten

Uran Krasniqi/RTKLive

Lindon Emërllahu po shpreson që ndaj Armenisë dhe ndaj Ishujve Faroe ta ketë mundësinë për t`i treguar vlerat e tij.

Ai ka folur një ditë para ndeshjes, ku është

“Për këtë grumbullim siç e dini jemi të gjithë lojtarë të rinjë që i ka ftuar trajneri. Shpresojmë që në këto dy ndeshje te paraqitemi sa më mirë dhe t’i tregojmë vlerat tona dhe pse jo të ftohemi edhe në grumbullimet tjera dhe shpresoj që në këto dy ndeshje të kem hapësirë që të tregoj vlerat e mia dhe po ashtu të gjithë futbollistët të cilët janë në listë pothuajse janë të gjithë të rinj”, ka thënë futbollisti i Ballkanit. 

Këtë muaj Kosova do të zhvillojë dy miqësore. Të parën nesër me Armeninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më datë 19 në të njëjtin stadium me Ishujt Faroe.