Sonte Shqipëri-Itali në ‘Air Albania’
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kombëtarja shqiptare sonte luan miqësoren kundër Italisë.
‘Kuqezinjtë’ dhe kampionët në fuqi të Evropës, do të përballen në ‘Air Albania’ në një miqësore që pritet të mbush ‘tempullin’ e kryeqytetit shqiptarë.
Kombëtarja shqiptarë mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para duelit me djemtë e Roberto Mancinit.
Trajneri italian që drejton Shqipërinë, Edy Reja, ka thënë së dueli me Italinë do të jetë një ndeshje e veçantë.
“Ju e dini dashurinë time për Italinë dhe, kur nuk luan kundër Shqipërisë, unë gjithmonë mbështes Italinë. Nesër unë sigurisht nuk mund të shkoj kundër interesave të mia... Nëse del një 3-3 ose 4-4 do të ishte e jashtëzakonshme. Do të jetë një festë për ne, nuk mund të kisha pasur një miqësore më të mirë. Jam veçanërisht i emocionuar, nesër kur të dëgjoj dy himnet, me siguri do të prekem”, tha Reja.
Ndërkaq, trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se ka ardhur në Tiranë për pushime, por për të bërë një ndeshje të mirë.
“Nuk vijmë me pushime, por për të bërë një ndeshje të mirë duke ditur se ka vështirësi. Shqipëria luan në shtëpi dhe nuk është aq e dobët. Shqiptarët që luajnë në Itali janë të gjithë të aftë se ndryshe nuk do të luanin. Është e vështirë që një lojtar që luan në Itali të jetë mesatar, janë të gjithë të aftë, ndaj luajnë në kombëtare”, tha Reja.
Ndeshja Shqipëri-Itali nis në orën 20:45.























