Edhe PSG i mbyll derën Ronaldos
BKT
Sport

Edhe PSG i mbyll derën Ronaldos

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Edhe gjiganti francez PSG ia ka mbyll derën asit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez duket se tashmë e ka mbyllur aventurën e tij të dytë tek ‘Djajtë e Kuq’.

Ronaldo po kalon periudhë të vështirë tek klubi nga ‘Old Traffordi’, dhe sipas të gjitha gjasave, e ardhmja e portugezit do të jetë larg Manchesterit.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit, CR7 nuk ka gjasa të vazhdojë te Manchester United pasi kritikoi menaxherin Erik ten Hag dhe pronarët e klubit, familjen Glazer në një intervistë ditëve të fundit.

Sipas “The Athletic”, PSG nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të nënshkruar yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo në afatin kalimtar të dimrit.

Asi portugez dhe agjenti i tij Jorge Mendes, tashmë janë në kërkim të një klubi të ri, duke përjashtuar PSG-në pasi që kampionët në fuqi të Francës mendojnë së Ronaldo nuk i përshtatet vizionit të tyre.