23:39 / 16.11.2022
Reja: Humbja 1-3 mund të them që ishte pak e rëndë
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Shqipërisë, Eduardo Reja ka thënë se rezultati përfundimtar i takimit me Italinë nuk ishte pasqyrë reale e angazhimit të skuadrës.
Italia ka mposhtur me përmbysje Shqipërinë në një miqësore në Tiranë. rezultati përfundimtar ka qenë1-3.
Reja ka folur pas ndeshjes.
“Në pjesën e parë patëm vështirësi në krahun e Bastonit. Në pjesën e dytë e ngritëm lojën, krijuam mundësi të mira për gol. Meritonim të paktën të kishim shënuar edhe një gol. Mund të kishte shkuar rezultati. Humbja 1-3 mund të them që ishte pak e rëndë", ka thënë trajneri italian. .























