23:13 / 17.11.2022
Ronaldo: I lumtur nëse s`fiton United dhe Arsenal fiton titullin
Uran Krasniqi/RTKLive
Cristiano Ronaldo ka thënë se do të ishte i lumtur ta shihte Arsenalin duke e fituar Premier League nëse Manchester United nuk do të mund ta bënte atë.
"Unë shpresoj se po. Manchester United së pari, nëse jo, Arsenali. Është një ekip që më pëlqen ta shoh të luajë" ka thënë ai për Piers Morgan's Uncensored në TalkTV. "Më pëlqen skuadra, më pëlqen trajneri. Mendoj se është një ekip i mirë dhe nëse Manchester United nuk e fiton Premier League, atëherë do të jem i lumtur nëse Arsenali e fiton".
Aktualisht në Premier League kryeson Arsenal.
Ronaldo së fundmi pati një intervistë, e cila bëri bujë, ku mes tjerash akuzoi Unitedin për sjellje jokorrekte me të.























