Hysaj: Duhet të fitojmë ndaj Armenisë
Sport

Hysaj: Duhet të fitojmë ndaj Armenisë

Mbrojtësi i Kombëtars shqiptare, Elseid Hysaj, po konsideron se Shqipëria ka nevojë që ta fitojë ndeshjen me Armeninë dhe duhet ta bëjë atë. 

Hysaj ka folur para ndeshjes që Shqipëria e luan kundër Armenisë. 

“Besojmë që duhet të marrim një fitore sepse ka qenë një vit i vështirë dhe nuk kemi pasur fitore. Besoj që duhet një fitore për ta mbyllur dhe për të harruar këtë vit që kaloi sepse kemi kaluar momente të vështira e momente të mira. Por kështu e ka futbolli dhe të gjithë çunat e duan një fitore kundër Armenisë”, ka thënë Hysaj. "“Kemi qëndruar në Kombëtare që t’i mbyllim sa më mirë miqësoret e këtij muaji. Për ne nuk ka rëndësi nëse është Armenia apo Italia. Objektivi ynë nuk ndryshon. Ndaj Italisë kishim mundësitë tona për të shënuar. Duhet të luajmë njësoj edhe kundër Armenisë, të qetë. Ta dimë vlerën tonë dhe ta dimë edhe se deri ku mund të arrijmë. Të japim maksimumin dhe besoj se do të marrim një fitore në fund".


MË SHUME NGA Sport