Arsenal e emëron brazilianin Edu drejtor sportiv
Sport

Arsenal e emëron brazilianin Edu drejtor sportiv

Uran Krasniqi / RTKLive

Arsenal njoftuar se ish-mesfushori, braziliani Edu, është bërë drejtori i parë sportiv i klubit.

“Jam i kënaqur që kam këtë rol të ri. Mezi pres të ndihmoj të gjithë dhe ne të rritemi së bashku dhe të gëzojmë edhe më shumë sukses. I jam mirënjohës klubit për besimin që ka tek unë. Të ecim përpara së bashku", ka thënë ai. 

Braziliani ka luajtur për Arsenalin midis viteve 2001 dhe 2005.

Ai ishte në pozitën e drejtorit teknik tek klubi, ku kishte rastin të punonte me trajnerin aktual, Mikel Arteta. 

Për Edun ka folur edhe shefi ekzekutiv, Vinai Venkatesham. "Edu ka dhënë një kontribut pozitiv në përparimin tonë", ka vlerësuar ai. 


MË SHUME NGA Sport