Kosova luan me Poloninë për një vend në Botëror
Sport

Kosova luan me Poloninë për një vend në Botëror

Uran Krasniqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të përballet me Poloninë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023.

Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të shtunën në Lubjanë.

Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, shorti vlerësohet i vështirë, por vajzat tona do ta japin më të mirën për sukses, përkatësisht për kualifikim.

Polonia ka luajtur në Evropianin e këtij viti, që përfundon të dielën.

Ndeshja e parë luhet më 7/8 prill të vitit të ardhshëm në Poloni, ndërsa ndeshja e kthimit menjëherë më 11/12 prill në Kosovë.

Kombëtarja jonë për herë të parë luan në fazën e dytë kualifikuese për Botëror. Në fazën e parë e kaloi Kombëtaren e Ishujve Faroe.


MË SHUME NGA Sport