Sigal Prishtina fiton kundër Trepçës, Rahoveci mposht Bashkimin
Sport

Sigal Prishtina fiton kundër Trepçës, Rahoveci mposht Bashkimin

Uran Krasniqi/RTKLive

Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Trepçës, kurse Rahoveci ka mundur Bashkimin. Ndeshjet janë zhvilluar për xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës. 

Kryeqytetasit në një përballje që ka qenë e barabartë nga fillimi deri në fund kanë fituar me rezultat 76:73 (15:16, 13:12, 17:16, 11:12, 20:17). 

Te Sigal Prishtina debutoi Brooks DeBisschop me 24 pikë e 14 kërcime, ndërsa u ndihmua nga Dustin Thomas me 12 pikë e tetë kërcime dhe Dardan Berisha me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, ndërsa te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Ndërkaq në një përballje tejet interesante Rahoveci ka fituar ndaj prizrenasve me rezultat 98:95 (33:21, 16:16, 27:25, 22:33).

Te Rahoveci u dalluan Chris Seeley me 19 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, Jahi Carson me 21 pikë dhe Edmond Kryeziu me 17, kurse te prizrenasit më i miri ishte Couris Jones me 30 pikë e pesë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 19 pikë e pesë kërcime.


MË SHUME NGA Sport