KE miraton 2.5 miliardë euro të tjera mbështetje për Ukrainën
Rajoni dhe Bota

KE miraton 2.5 miliardë euro të tjera mbështetje për Ukrainën

atsh

Komisioni Evropian ka miratuar 2.5 miliardë euro shtesë (2.57 miliardë dollarë) për të mbështetur Ukrainën, tha të martën kryetarja e komisionit Ursula von der Leyen.

”Komisioni gjithashtu planifikon të shpenzojë 18 miliardë euro për Ukrainën për vitin 2023, me fonde të disbursuara në baza të rregullta”, shtoi ajo.

”Paratë janë të destinuara për “riparime urgjente dhe një rikuperim të shpejtë që çon në rindërtim të suksesshëm”, shkroi politikanja gjermane.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi Von der Leyen. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota