“Do të jetë i vështirë transferimi i Bellingham në Liverpool”
Sport

“Do të jetë i vështirë transferimi i Bellingham në Liverpool”

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness, e ka vënë në dyshim nëse ‘The Reds’ do të mund të fitojnë garën për  transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Bellingham është një nga më të kërkuarit nga top-klubet evropiane.

Souness mendon se klubi nga ‘Anfiled’ do të bënte një transferim të madh nëse do të mund të blentë yllin e ‘milionerëve’ të Gjermanisë.

“Unë mendoj se të gjitha klubet e mëdha janë pas tij. Liverpool do të bënte mirë nëse do të nënshkruante më të”, Souness.

“Mendoj së do të jetë i vështirë transferimi i tij”.

“Nëse Real Madridi hedhet pas tij,  ai përfundon atje. Ai është një lojtar i mirë, por mua më pëlqen James Maddison i cili ka më shumë gola”, theksoi Souness.


MË SHUME NGA Sport