United zyrtarisht konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ronaldon
Sport

United zyrtarisht konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ronaldon

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Manchester United edhe zyrtarisht ka ndërprerë bashkëpunimin me asin portugez Cristiano Ronaldon.

‘Djajtë e Kuq’ kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Ronaldon.

Raportet mes dy palëve u përkeqësuan pas intervistës së fundit të ish-ylli të Real Madridit dhe Juventusit, i cili kishte kritikuar drejtuesit e klubit dhe trajnerin Ten Hag.

"Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët. Klubi e falënderon për kontributin në "Old Trafford", ku shënoi 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën në të ardhmen. Të gjithë te Manchester United mbesin të fokusuar në progresin e skuadrës nën urdhrat e Ten Hag dhe të punojnë se bashku për të pasur sukses në fushë", thuhet në njoftimin e klubit nga ‘Old Traffordi’.


MË SHUME NGA Sport