Edhe CR7 konfirmon ‘divorcin’ me Unitedin, kjo është deklarata e tij
Sport

Edhe CR7 konfirmon ‘divorcin’ me Unitedin, kjo është deklarata e tij

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas zyrtarizmit të ndërprerjes së bashkëpunimit me Manchester Unitedin.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ pak më parë konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me asin portugez.

Ndërkohë, edhe ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit, konfirmoi ‘divorcin’ me ‘Djajtë e Kuq’.

“Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën para kohe”, tha Ronaldo.

“Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë. Megjithatë, është koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj suksese skuadrës për pjesën tjetër të sezonit dhe për të ardhmen”, theksoi reprezentuesi portugez.


MË SHUME NGA Sport