Liria shokon Dritën, e eliminon nga Kupa
Sport

Liria shokon Dritën, e eliminon nga Kupa

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Liria ka bërë befasinë e madhe në Kupën e Kosovës, duke eliminuar Dritën e Gjilanit.

Liria e mposhti në udhëtim Dritën, me rezultat 1-2, në kuadër të 1/16 e finales së Kupës.

“Bardhekaltrit” ishin favoritë në këtë ndeshje, por kështu nuk menduan edhe mysafirët, të cilët krejt në fund arritën ta sigurojnë kalimin tutje.

Pjesa e parë në Gjilan kishte përfunduar baras 1-1, ku fillimisht Liria kaloi në epërsi me anë të Tijuezas (‘3), ndërsa Marko Simonovski barazoi me golin e minutës së 32-të.

Golin e fitores për prizrenasit e realizoi Ardit Topallaj me kokë në minutën e 89-të të ndeshjes.


MË SHUME NGA Sport