OKB: Në vitin 2021 pesë gra u vranë çdo një orë në botë
Rajoni dhe Bota

OKB: Në vitin 2021 pesë gra u vranë çdo një orë në botë

atsh

Sipas një raporti të ri të OKB-së, në çdo orë në vitin 2021 u vranë mesatarisht pesë gra ose vajza nga partneri ose një anëtar i familjes në shtëpitë e tyre.

”Rreth 56% e vrasjeve të grave dhe vajzave, 45 000 nga 81 000, janë kryer nga partnerët ose anëtarët e familjes në vitin 2021”, sipas raportit të publikuar dje nga agjencitë e OKB-së UNODC dhe UN Women, të cilat merren përkatësisht me krimin dhe gratë.

Për vrasjet e burrave, shifra ishte 11%.

”Numri alarmantë i vrasjeve të grave dhe vajzave nuk kishte ndryshuar pothuajse fare në vitet e fundit”, vazhdoi raporti.

Për më tepër, mund të ketë një numër të madh të rasteve të paraportuara.

Agjencitë e OKB-së bënë thirrje për mbrojtje më të mirë të grave dhe vajzave.

“Ne kemi nevojë për një përpjekje të përbashkët veprimi nga shoqëria që përmbush të drejtat e grave dhe vajzave për t’u ndjerë dhe të jenë të sigurta në shtëpi, në rrugë dhe kudo”, tha drejtoresha e UN Women, Sima Bahous.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota