Republika Çeke do të dërgojë më shumë polici në kufirin hungarez-serb
Rajoni dhe Bota

Republika Çeke do të dërgojë më shumë polici në kufirin hungarez-serb

ATSH

Republika Çeke planifikon të dërgojë më shumë oficerë policie në kufirin e Hungarisë me Serbinë vitin e ardhshëm për të ndihmuar në luftën kundër bandave të kontrabandës, deklaroi kryeministri Petr Fiala.

”Sigurimi i këtij kufiri është i një rëndësie të madhe për të reduktuar migrimin në Evropën Perëndimore dhe Qendrore”, theksoi ai.

Madhësia e kontigjentit të policisë çeke mund të dyfishohet nga 40 në 80 oficerë.

Në fund të shtatorit, Republika Çeke vendosi kontrolle të përhershme kufitare me Sllovakinë, e cila nga ana tjetër kufizohet me Hungarinë.

Së fundmi ato janë zgjatur deri në mes të dhjetorit. Arsyeja e dhënë ishte shtimi i emigrantëve në të ashtuquajturën rrugë ballkanike.

Ndërkohë, Fiala pranoi dallimet e opinioneve me Hungarinë për çështje të tjera si vlerësimi i Rusisë për luftën kundër Ukrainës.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota