Ukrainë: Vritet këshilltari iranian në Krime
Rajoni dhe Bota

Ukrainë: Vritet këshilltari iranian në Krime

Përktheu: MUharrem Miftari/RTKLive

Ukraina thotë se një këshilltar ushtarak iranian është vrarë në Gadishullin e Krimesë.

Tani po dërgohet një paralajmërim për iranianët e tjerë që janë atje për të ndihmuar Rusinë të rregullojë dronët Shahed-136m, njofton Aftonbladet.

"Nuk duhet të jesh aty ku nuk duhet të jesh. Ata ishin në territorin tonë, ne nuk i ftuam. E nëse ata bashkëpunojnë me terroristët dhe marrin pjesë në shkatërrimin e vendit tonë, ne duhet t'i vrasim ata, thotë kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Oleksiy Danilov", transmeton RTKLive.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota