Chelsea e United pas talentit Gusto, ky është çmimi që kërkon Lyoni
Sport

Chelsea e United pas talentit Gusto, ky është çmimi që kërkon Lyoni

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dy klubet e mëdha evropiane, Chelsea dhe Manchester United raportohet se janë të interesuara për mbrojtësin e Lyon, Malo Gusto.

Mbrojtësi i djathtë 19-vjeçar po monitorohet nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Por, sipas mediave të huaja, Chelsea dhe Man United janë dy klubet që po bëjnë garë të ashpër për Gusto-n e Lyonit.

Kontrata e Gusto me skuadrën francez është deri në verën e vitit 2024, por thuhet se Lyon është i gatshëm të shesë lojtarin për 15 milionë euro në afatin kalimtar të janarit.


MË SHUME NGA Sport