Të paktën tetë të vdekur pas rrëshqitjeve të dheut në ishullin Ischia
atsh
Të paktën tetë persona, duke përfshirë një foshnjë të porsalindur dhe dy fëmijë, janë vrarë në ishullin e Italisë jugore, Ischia, pas rrëshqitjes së dheut e shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm, njoftoi dje në mbrëmje një zyrtar.
“Pesë persona janë raportuar të zhdukur”, tha prefekti i Napolit, Claudio Palomba në një konferencë për shtyp.
Një valë balte, mbeturinash dhe gurësh u shkëput nga mali më i lartë i ishullit të shtunën dhe u rrëzua mbi banesa dhe rrugë brenda dhe përreth qytetit të Casamicciola Terme.
Fotografitë dhe videot treguan ndërtesa të shkatërruara nga rrëshqitja e dheut dhe disa makina të zhytura në det.
Ischia është një ishull vullkanik i cili shtrihet rreth 30 km (19 milje) nga Napoli. Ishulli njihet për banjat termale dhe bregdetin piktoresk.
“Episodet e reshjeve të dendura po bëhen më të zakonshme dhe më intensive në kuadër të ndryshimeve klimatike, duke përkeqësuar rreziqet hidrogjeologjike në shumë pjesë të Italisë”, sipas ekspertëve.