09:33 / 30.11.2022
"Lavdi Ukrainës", Estonia hedh në qarkullim dy milionë monedha, 2 euro
RTSH
Banka qendrore e Estonisë ka hedhur në qarkullim dy milion monedha, 2 euro, kushtuar luftës së Ukrainës ndaj pushtimit rus.
Në monedhë është gdhendur një vajzë që mban në dorë një zog. Dizajni gjithashtu përmban një kokërr gruri si edhe moton “Lavdi Ukrainës” të ngulitur në krye të monedhës.
Monedha është projektuar nga një vajzë refugjate nga Ukraina që vazhdon studimet në Estoni. Ajo peshon 8.5 gramë, ka diametër 25,75 milimetra dhe trashësi 2. 2 milimetra.
Banka e Estonisë do t'i dhurojë të ardhurat nga shitja e këtyre monedhave Bankës Qendrore të Ukrainës. Rreth 350,000 euro nga shitja e monedhave koleksioniste këtë verë i janë ndarë tashmë qeverisë ukrainase.























