Podolyak: Numri i humbjeve ruse arrin në 200 000
BKT
Rajoni dhe Bota

Podolyak: Numri i humbjeve ruse arrin në 200 000

atsh

Që nga fillimi i luftës, Rusia ka humbur rreth 200 000 ushtarë në Ukrainë, përfshirë ushtarët e vrarë apo të plagosur, deklaroi këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak në një program të televizionit ”Vozdukh”.

”Sipas të dhënave të siguruara nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë dhe nga shërbimet sekrete ushtarake, viktimat ruse janë rreth 90 000, shifër sigurisht e rrumbullakosur së cilës i shtohen edhe humbjet e pakthyeshme, përfshirë të plagosurit, të amputuarit, të sëmurët rëndë, të burgosurit dhe personat e zhdukur”, deklaroi Podolyak.

”Për Rusinë ka 200 000 humbje të pakthyeshme”, theksoi ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota