Scholz thirrje perëndimit: Shmangi krijimin e një lufte të re të ftohtë
Rajoni dhe Bota

Scholz thirrje perëndimit: Shmangi krijimin e një lufte të re të ftohtë

/rtsh.al/

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar perëndimit që të shmangë krijimin e një lufte të re të ftohtë duke e ndarë botën në dy blloqe.

Në një shkrim për Foreign Affairs, kancelari gjerman bën thirrje që të bëhen përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja.

Duke veçuar Kinën dhe Rusinë si dy vende që përbëjnë një kërcënim për një botë shumëpolare, ai tha se duhet të ketë unitet më të fortë evropian dhe transatlantik. Scholz theksoi se perëndimi duhet të mbrojë vlerat demokratike dhe të mbrojë shoqëritë e hapura.

“Ne duhet gjithashtu të shmangim tundimin për ta ndarë edhe një herë botën në blloqe. Kjo do të thotë të bësh çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja, në mënyrë pragmatike dhe pa verbime ideologjike. Gjermanët synojnë të bëhen garantuesit e sigurisë evropiane që aleatët tanë presin që ne të jemi, një ndërtues urë brenda Bashkimit Evropian dhe një avokat për zgjidhjet shumëpalëshe të problemeve globale”, tha Scholz.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota