08:04 / 07.12.2022
Blinken: SHBA nuk i ka mbështetur sulmet e Ukrainës brenda Rusisë
rtsh.al
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë inkurajuar sulmet e Ukrainës brenda Rusisë. Deklarata e Blinken vjen pas një vale sulmesh me dron ndaj objekteve të lidhura me ushtrinë brenda territorit rus.
“Ne as nuk i kemi inkurajuar dhe as i kemi mundësuar ukrainasit të sulmojnë brenda Rusisë”, tha Blinken.
Uashingtoni është ndalur nga furnizimi i forcave të Ukrainës me raketa me rreze të gjatë ATACMS që mund të godasin brenda Rusisë, nga frika se mund të çojë në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis forcave ruse dhe atyre të SHBA-së dhe NATO-s.























