Protestat kombëtare, Kina heq rregullat e rrepta anti-COVID
RTSH
Kina ka hequr politikat e saj më të ashpra për COVID duke përfshirë dërgimin e njerëzve me detyrim në kampe karantine, ndërsa vendimi vjen vetëm një javë pas protestave kundër kontrolleve të rrepta.
Njerëzit me COVID tani mund të izolohen në shtëpi dhe jo në objektet shtetërore nëse kanë simptoma të lehta ose pa simptoma. Ata gjithashtu nuk kanë më nevojë të tregojnë teste për shumicën e vendeve, megjithëse ende nevojitet një test PCR për shkollat dhe spitalet.
Qytetarët janë shprehur të lehtësuar por edhe të shqetësuar për ndryshimet e papritura.
"Më në fund! Nuk do të shqetësohem më nëse do të infektohem apo do të më largojnë si kontakt i ngushtë", shkroi një person në mediat sociale kineze.
"A mund të më shpjegojë dikush se çfarë po ndodh? Pse ndryshimi është i papritur dhe kaq i madh?", shkruan një tjetër.
Vargu i ndryshimeve tregojnë se Kina më në fund po largohet nga politika e saj zero-COVID dhe po kërkon të "jetojë me virusin" si pjesa tjetër e botës. Kjo vjen pasi vendi po përballet me valën e tij më të madhe të infeksioneve, mbi 30,000 çdo ditë.
Deri më tani, Kina i kishte detyruar njerëzit me COVID dhe këdo që ishte në kontakt të ngushtë të shkonin në kampe karantine. Kjo politikë kishte qenë thellësisht jopopullore sepse ndau familjet dhe largoi njerëzit nga shtëpitë e tyre./ BBC























