Llapi liron Adem Maliqin
BKT
Sport

Llapi liron Adem Maliqin

Uran Krasniqi/RTKLive

Adem Maliqi dhe Llapi kanë ndarë rrugët. Ka qenë klubi podujevas që e ka komunikuar lajmin.

"Klubi ynë nëpërmjet këtij postimi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin e krahut, Adem Maliqi. Palët ranë dakord të zgjasin duart e mbylljes së bashkëpunimit para kohe, pasi që futbollisti nuk ishte në formën më të mirë momentale dhe kishte shprehur dëshirë të ndërroj ambient gjë që klubi me mirëkuptim e pranoi dëshirën e tij. Maliqi u bashkua me klubin në verën e vitit 2021 dhe u paraqit në gjithsejt 60 ndeshje duke arritur të realizoj 3 gola e 4 asistime. Klubi e falenderon Maliqin për kontributin e dhënë si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës", ka njoftuar klubi.

Aktualisht Llapi gjendet në pozitën e gjashtë në Superligën e Kosovës.