Arrestohet nënpresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili
BKT
Rajoni dhe Bota

Arrestohet nënpresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili

Gjeraqina Tuhina/ RTK/ Bruksel

Nënpresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili, nga Greqia ёshtё arrestuar nё kuadёr tё operacionit tё autoriteteve belge lidhur me organizim kriminal, korrupsion si dhe pastrim parash.

Pos Eva Kaili, policia belge ka arrestuar edhe katёr persona tjerё pёrfshirё edhe njё ish eurodeputet i cili njёjtё si Kailli, ishte pjesё e socialdemokratёve - grupacionit të dytё mё tё madh nё Parlamentin Evropan.

Gjatё operacionit qё u zhvillua tё premten, janё bastisur 16 shtёpi nё komunat e Brukseliytt, ndёrsa sipas pohimeve tё autoriteteve janё sekuestruar gati 600.000 euro para të gatshme, telefon celularë dhe pajisje kompjuterike.

Sipas komunikatёs sё lёshuar nga Prokuroria belge, hetmet kanë zgjatur disa muaj dhe dyshohet se njё shtet i Gjirit ka ndikuar nё vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian.

Gjithnjё sipas deklaratёs sё prokuorit belg, ky shtet i Gjirit akuzohet se ka vënë në shënjestër zyrtarë “me një pozicion të rëndësishëm politik dhe/ose strategjik” në Parlamentin Evropian, duke u dërguar atyre “sasi të konsiderueshme parash” si dhe “dhurata të rëndësishme”.

 

Sipas mediave belge, bёhet fjalё pёr shtetin e Katarit, nikoqirin e Kampionatit botёror tё futbollit, qё edhe ashtu kishte shkaktuar reagime tё ndryshme nё skenёn nderkombёtare pёr shkak tё kushteve tё punёtorёve, sidomos gjatё ndёrtimit tё stadiumeve pёr kampionat, si dhe pozitёn e komunitetit LGBT.

Socialdemokratёt e Parlamentitn evropian, ku bёjnё pjesё tё arrestuarit qoftё eurodeputetë apo asistentёt e tyre, janё konsideruar tё kenё qёndrim tё butё ndaj Katarit në prag të Kupës së Botës të futbollit.

Eva Kaili nёnpresidentja e parlamentit, madje kishte vizituar Katarin dhe shtetin e ka cilёsuar si lider nё tё drejtat e punёs.

I menjёhershёm ishte regimi i grupit socialdemokrat nё Parlamentin Evropian. Nё komunikatёn e lёhuar tё premten nё mbrёmje thuhet se grupi parlamentar ёshtё "i tmerruar nga akuzat për korrupsion në institucionet evropiane" dhe zotohen tё bashkёpunojnё me autoritetet.

Socialdemokiratёt kёrkojnё pezullimin e aktiviteteve tё Parlamentit Evropian nё lidhje me shtetet e Gjirit, e në veçanti liberalizimin e vizave dhe vizitat e planifikuara.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota