Vdesin tre fëmijë pasi ranë në një liqe në Britani
BKT
Foto: Rel
Rajoni dhe Bota

Vdesin tre fëmijë pasi ranë në një liqe në Britani

REL

Tre fëmijë kanë vdekur dhe një tjetër është dërguar në spital në gjendje kritike, pasi kanë ranë në një liqe të ngrirë, Babbs Mill Park, në Solihull të Britanisë së Madhe të dielën.

Djemtë e moshës 8, 10 dhe 11-vjeçare kanë vdekur, ndërsa kërkimet në liqe po vazhdojnë “për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse dikush tjetër ka rënë në ujë”.

Mendohet se ata kishin luajtur në akull në Babbs Mill Park, tha Policia.

Ata u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorën nga uji, por autoritetet britaneze thanë se ishte e pamundur që të shpëtoheshin, duke shtuar se e kuptojnë se sa “shqetësuese është kjo për familjet dhe komunitetin e gjerë."

Temperaturat mendohet se kanë rënë -1 gradë celsius në momentin e incidentit, duke rënë në -3 gradë celsius gjatë natës.

"Mund të duket piktoreske, por mund të jetë vdekjeprurëse", tha një punëtor shpëtimi. "Ju lutemi ndihmoni që kjo të mos ndodhë përsëri".

Kryeministri britanez, Rishi Sunak, u ka shprehur ngushëllime familjarëve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota