Qeveria shpall ndryshimin historik në strategjinë e sigurisë
ATSH
Japonia njoftoi sot një ndryshim historik në strategjinë e saj të sigurisë, në kuadër të planeve për një mobilizim masiv në përgjigje të ambicieve në rritje të Kinës dhe Koresë së Veriut, në rajon.
Strategjia e rishikuar e sigurisë, e botuar në një dokument nga qeveria e kryeministrit Fumio Kishida, shënon largimin nga doktrina e saj pacifiste e sigurisë së pasluftës.
Aleati i SHBA-së kërkon të jetë në gjendje të eliminojë pozicionet e raketave të armikut përpara se të hidhen predhat.
Buxheti i mbrojtjes do të dyfishohet pothuajse në 2% të prodhimit ekonomik gatë pesë viteve të ardhshme.
Ky do te jete buxheti i tretë më i madh ushtarak në botë per Japoninë, pas SHBA-së dhe Kinës.
Japonia e përshkruan mjedisin e sotëm të sigurisë si më të komplikuarin që nga Lufta e Dytë Botërore.
Prania ushtarake e Kinës në rajon përbën sfidën më të madhe strategjike të të gjitha kohërave.
Japonia ka frikë se Kina një ditë mund të pushtojë Tajvanin, ashtu si Rusia pushtoi Ukrainën.























